SHBA NISI SULMET KUNDËR ISIS-IT NË IRAK

PUBLIKUAR

20140808195040996620

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmin ajror kundër militantëve të ISIS-it në Irak.

Avionët amerikanë bombarduan sot militantët e Shtetit Islamik në veriperëndim të Irakut, kur ekstremistët filluar të lëvizin artilerinë drejt Irbilit, ku janë dislokuar ushtarakë amerikanë.

Zëdhënësi i Pentagonit, admirali Xhon Kirby tha në një deklaratë se aeroplanët amerikanë hodhën bomba 250-kilogramëshe të komanduara me lazer, kundër njësive të artilerisë të cilat bombardonin forcat kurde që mbronin Irbilin.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama pak orë përpara kishte bërë të ditur se ka autorizuar avionët luftarakë amerikanë të kryejnë sulme ajrore me objektiv ekstremistët islamikë në Irak – për qëllime humanitare të civilëve që po masakrohen dhe përndjekjen nga shtëpitë e tyre, dhe natyrisht, nëse vihet në rrezik, për mbrojtje të personelit amerikan në këtë vend.

Ky vendim ka si prioritet mbrojtjen e personelit amerikanë në Irak dhe shpëtimin e qindra mijëra civilëve të rrezikuar nga fraksioni i organizatës terroriste Al Qaeda, i ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë” (ISIS), të cilët tashmë kanë shpallur kalifatin e tyre me territoret e pushtuara në Irak dhe Siri, duke e quajtur “Shtetit Islamik”.

Mijëra pjesëtarë të komunitetit Jezidi dhe pjesëtarë të komunitetit të krishterë, janë larguar një ditë më parë nga shtëpitë e tyre, derisa forcat e “Shtetit Islamik” kanë avancuar duke marrë territore të reja nën kontroll.

Që prej dy muajsh mijëra civilë të komuniteteve të ndryshme, por shumica dërmuese myslimanë shia, janë vrarë nga terroristet sunni të ISIS.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...