Viti 2025, pa asnjë vrasje në rajonin e Pejës pas 26 vjetësh

PUBLIKUAR

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka prezantuar rezultatet e punës për vitin 2025, duke e cilësuar këtë vit si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton.

Në një paraqitje publike në fillim të vitit, Vuçetaj theksoi se siguria e qytetarëve ka qenë prioriteti dhe sfida kryesore gjatë punës së përditshme të Prokurorisë.

Sipas saj, ruajtja e qetësisë publike dhe luftimi i veprave penale kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe angazhim të vazhdueshëm të institucioneve të rendit, në veçanti një polici aktive dhe profesionale.

Ajo ka veçuar si arritjen më domethënëse faktin se viti 2025 shënon një moment historik për rajonin e Pejës.

Sipas të dhënave të Prokurorisë Themelore, për herë të parë pas 26 vjetësh nga përfundimi i luftës, ky rajon nuk ka regjistruar asnjë rast vrasjeje.

“Mirë se po takohemi në vit. Sot kam kënaqësinë dhe nderin të shpalos rezultatet për vitin 2025 që na kanë sfiduar gjatë punës sonë të përditshme. Ka qenë vit sfidues por me të arritura te larta. Çka ka qenë e rëndësishme për mua dhe sfidë kryesore ka qenë siguria e qytetarëve… qetësinë e njerëzve, për t’i luftuar këto vepra penale duhet të kemi polici aktive… Sot në praninë e juaj kam nderin të prezantoj se pas 26 viteve pas luftës evidentohet viti 2025 pa vrasje në rajonin e Pejës”, ka thënë Vuçetaj.

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...