Vodhën në lokacione të ndryshme të Prishtinës, arrestohen dy të dyshuar

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar, P.G., 36 vjeç dhe B.K., 28 vjeç, përcjell Klankosova.tv.

“ Personat e dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e ligjshëm”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Nata e gjashtë e protestës kundër verdiktit të Speciales, sheshi është i mbushur plot

Po vazhdon për natën e gjashtë rresht protesta në Prishtinë. Përmes protestave, qytetarët po kundërshtojnë...

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...