KQZ: U numëruan 41 prej 92 kutive me votat me postë, javën tjetër radha e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

PUBLIKUAR

Procesi i numërimit të fletëvotimeve të votimit me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i tha Gazetës Express se “nga fillimi i procesit (e shtunë, 3 janar, ora 16:00) dhe deri më tani (e diel, 4 janar, ora 16:00), janë numëruar 41 nga 92 kuti votimi, brenda të cilave janë vendosur pakot me fletëvotime që deri më tani janë sjellur në Kosovë”.

“Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7), Dragash (1), Istog (4), Kaçanik (2), Klinë (2), Fushë Kosovë (2), Kamenicë (3), Mitrovicë e Jugut (4), Lipjan (2) dhe Rahovec (2)”, tha ai.

Elezi thotë se javën e ardhshme, “në numërim do të përfshihen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta”.

“Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”, tha ai.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ janë duke u përditësuar të dhënat kohë pas kohe.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...