Lëndime nga mjetet piroteknike e armët e zjarrit, policia përmbledh incidentet gjatë ndërrimit të vitit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë një pasqyrë të incidenteve që ndodhën gjatë ndërrimit të vitit në gjithë vendin.

Ajo tha se në bazë të informatave nga drejtoritë rajonale “ndërrimi i mot-moteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve”.

“Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri  dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre). Policia i ka iniciuar dhe do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet në koordinim me prokurorit kompetente do të përcillen te organet e drejtësisë”, tha policia.

Ndërkaq, Policia e Kosovës tha se me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit publik, për festat e  fundvitit dhe për Vitin e Ri, ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ, ku është paraparë “shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës”.

“Në pika të veçanta të këtij urdhri operativ, përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, është paraparë kujdes i shtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin në trafikun rrugor, menaxhimin e Pikave të Kalimeve Kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi”.

Policia në komunikatën e parë këtë vit, uroi të gjithë qytetarët e vendit.

“Gëzuar Vitit e Ri 2026, qoftë ky vit i suksesshëm për ju, shëndet, paqe e siguri! Ju falënderojmë për bashkëpunimin e besimin e treguar ndaj nesh, ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe këtë vit në të mirë të të gjithë komunitetit pa dallim”./Express/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...