6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë

PUBLIKUAR

6 persona po trajtohen në QKUK si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike.

Rreth gjendjes së tyre shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“6 i kemi të lënduar deri tash, dy me lëndime të fytyrës dhe organeve të të pamurit. Njëri rëndë”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

“Ndërkaq, 4 të tjerë me lëndime të ekstremiteteve të sipërme”, theksoi ai.

Në natën e ndërrimit të motmoteve, përdorimi i mjeteve piroteknike është në sasi goxha të madhe dhe rreziku për ndonjë lëndim të qytetarëve është në shkallë të lartë

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...