Lladrovci uron Tahirin: Yll në ardhje i PDK-së, Kosova le të jetë zemra jote

PUBLIKUAR

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar për Arian Tahirin, i dyti më së shumti i votuar deri më tani në Partinë Demokratike të Kosovës, pas Bedri Hamzës.

Lladrovci e quajti Tahirin ylli në ardhje i PDK-së dhe trim që, siç tha ai, nuk u frikësohet kundërshtarëve politikë.

“Fjalët vonojnë, pushka kërset, është fjalë e urtë. Rezultatet e deritashme, flasin për yllin në ardhje në radhët e PDK-së, Arian Tahiri, trim i cili nuk i frikësohet kundërshtarëve politikë, di të luftojë për kauzat dhe ta sfidojë ortekun.

Ariani është fitues moral në nivel lokal, fitues real në nivel nacional. Suksese miku im, Kosova lë të jetë zemra jote. Suksese të mëtejme!” – ka shkruar ai në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...