Limaj i sigurt: Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme

PUBLIKUAR

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, shprehet i sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai madje shprehet i gatshëm qe si bllok opozitar të ulën të bisedojnë më partitë në pushtet për caktimin e agjendës zgjedhore.

“Ajo qe unë jam i sigurt është se vendi do të shkojë në zgjedhje shumë shpejt. Ne jemi të gatshëm të ulemi për zgjedhje më partitë në pushtet. Rruga është të ulemi të caktojmë datën e zgjedhjeve dhe për këtë ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë”, ka deklaruar Limaj në Tribuna Channel, duke  folur edhe për protestat e ardhshme.

Sipas tij, protestat nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Qeverisë. Ndërsa ka shtuar se distancohen fuqishëm nga djegia e makinave dhe të pronave publike e private.

Limaj, thotë se tri partitë opozitare kanë dallime dhe i respektojnë ato. Sipas tij, opozita për herë të parë në Kosovë, ka arritur të formojë një front opozitar. Limaj thotë se opozita nuk është një parti politike, por janë tri sosh.

“Opozita insiston në kauzën e saj dhe vazhdimisht kemi pasur dallime në qasje dhe qëndrime, por megjithatë nuk ka lëkundje. Opozita do të vazhdoj sikur deri më tani përkundër dallimeve”, ka deklaruar Limaj në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel.

Limaj ka folur edhe për përdorimin e gazit lotsjellës. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka arsyetuar format e veprimit. Gazi lotsjëllës sipas tij, është i panevojshëm. Duke shtuar se nuk duhet të vazhdohet më këtë formë të veprimit.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...