Pacolli: AKR krenare me Mimoza Kusarin

PUBLIKUAR

Behgjet Pacolli, president i AKR-së, thotë se partia që ai udhëheq është krenare që ka nxitur, mbështetur dhe që ka ofruar një shembull siç është kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Postimin e Pacollit në Fcebook e ka nxitur një vizitë e Kusari-Lilës në SHBA me ftesë të ish sekretares së shtetit Madeleine Albright.

Sipas Pacollit, Kusari-Lila nuk është vetëm shembull për Gjakovën, por për të gjithë Kosovën.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit:

“Jam krenar që AKR ka nxitur, ka mbështetur, është përfaqësuar dhe përfaqësohet nga zonja Mimoza Kusari-Lila. Si po e dëshmon ajo edhe para një audience të respektuar në SHBA, me ftesë të ish sekretares së shtetit Madlen Ollbrajt, Mimoza nuk është vetëm një shembull për Gjakovën, por për gjithë Kosovën, madje dhe më gjerë, me atë çfarë ka bërë. E para kryetare komune femër në historinë e Kosovës së re. Më ka prekur rikujtimi i peripetive që ajo ka hequr gjatë dy fushatave zgjedhore. Ne i kemi harruar ndoshta, por ato janë dëshmia ende e freskët e vështirësive që ka një grua dhe një i ri për të ecur para në karrierë, në Republikën e Ko sovës. Jam krenar që AKR ka ofruar një shembull si Mimoza! Ne do të vazhdojmë të mbështesim karrierën e të rinjve dhe të rejave në politikë!AKR ka qenë gjithmonë partia që është votuar më së shumti nga të rinjtë dhe gratë!”,  (sic), ka shkruar Pacolli.

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...