“Shume ma ‘cool’ koke live”/ Dafina takohet me Albin Kurtin

PUBLIKUAR

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri,  është pritur në Kryeministri.

Ajo u takua me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të bashkëbiseduar mbi koncertin dy-ditor që bashkoi mijëra shqiptarë – Supernova.

Zeqiri e falënderoi Kurtin për pjesëmarrje në koncert, teksa Kurti e falënderoi atë që gjeti kohë të vizitojë qeverinë, shkruan IndeksOnline.

Të dy bashkë vlerësuan veçantinë e të jetuarit në Kosovë, me Dafinën që u shpreh se askund nuk është ndjerë rehat si në Prishtinë.

Kurti e çmoi angazhimin e saj në muzikë dhe mesazhin e fortë që përçon nëpërmjet këngëve të saj.

“Shumë ma ‘cool’ koke live, se nëpër fushata kur po të shoh” iu drejtua Dafina, Albinit.

“Parmbrëmë mysafir në koncertin e saj të shkëlqyeshëm, sot nikoqir i saj në kryeministri. Dafina ishte përsëri mbresëlënëse” deklaroi Kurti, në postimin e tij.

Zeqiri i uroi Kurtit suksese në zgjedhje, e ky i fundit i dha një dhuratë simbolike, për fat./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...