Këshilltarët e PD-së, letër ambasadorëve

PUBLIKUAR

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës i kanë dërguar një letër të hapur përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në këtë letër përfaqësuesit e djathtë shprehin shqetësimin për funksionimin e këtij organi.

Sipas këshilltarëve të djathtë funksionimi i Këshillit Bashkiak Tiranë vijon të jetë thuajse krejtësisht jashtë çdo kuadri ligjor e procedural dhe në shkelje të hapur të të drejtave të këshilltarit e demokracisë së brendshme, por edhe të drejtave dhe detyrimeve që ka ky këshill në raport me komunitetin apo grupet e interesit.

Këshilltarët bëjnë me dije se Këshilli është mbledhur një herë në 2 muaj dhe se mbledhjet nuk njoftohen sipas ligjit, 5 ditë më parë. PD-ja merr si shembull mbledhjen e 11 marsit ku u diskutua vendimi për ndryshimin e sistemit të taksave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...