Einxhel Shkira përfundon në spital, zbulon se ka pësuar një lëndim

PUBLIKUAR

Ish-banorja e BBVA dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira, ka publikuar foto nga spitali në InstaStory.

Ajo ka bërë të ditur se ka pësuar një lëndim, duke treguar se këtë herë “ka thyer këmbën”, pasi më herët kishte thyer krahun, shkruan IndeksOnline.

Einxhel ka ndarë pamje nga Spitali Amerikan në Prishtinë, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor.

“Thashë të kaloja njëherë edhe nga Spitali Amerikan në Prishtinë me ndonjë thyerje të vogël”, ka shkruar ajo.

Einxhel ka bërë shaka me situatën, duke zbuluar se DJ Dagz po i qëndron afër gjatë gjithë kohës.

“I ka ngel merak që s’ka qenë kur e kam thyer krahun, po e kompenson me këmbën tani”, ka shkruar Einxhel./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...