Graçanicë: I dyshuari mashtron të miturin, i merr 1485 euro

PUBLIKUAR

Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua kosovare së bashku me djalin e saj është paraqitur në stacionin policor për të raportuar një rast mashtrimi.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se e kishte mashtruar të miturin, duke e bindur që të tërheqë para nga banka në shumë prej 1485 eurosh, të cilat më pas ia ka dorëzuar të dyshuarit.

Policia ka bërë të ditur se pas raportimit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Graçanicë 26.11.2025 – 10:00. Më 09.12.2025 Ankuesja femër kosovare së bashku me djalin e saj, është paraqitur në stacion policor dhe ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka mashtruar djalin e saj duke e bindur të tërheq para nga banka në vlerë 1485 € për t’i dhënë të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...