Bukuria që trashëgohet, urimi unik i Afërdita Paqaradës për vajzën

PUBLIKUAR

Në ditëlindjen e vajzës së saj, Arba, Afërdita Paqarada ka emocionuar ndjekësit me një urim të ndjerë dhe plot dashuri.

Në një postim prekës, ajo ka ndarë fjalë të thella për vajzën, duke e përshkruar si një bekim dhe forcë të veçantë në jetën e saj, shkruan Indeksonline.

“ARBA. AJO ËSHTË UNIKE. Ajo duket si unë, ajo sillet si unë, Më kujton vajzën që isha dikur. Megjithatë, ajo është tërësisht e vetja. Ajo është më e zgjuar dhe më e fortë se unë. Ajo është pjesa më e mirë imja. Megjithatë, ajo është më e mirë nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë. Ajo është unike, e bukur dhe e pandalshme. Ajo është krenaria ime më e madhe. Dashuria më e thellë dhe gjithçka që kam ëndërruar se ajo mund të ishte. Ajo është vajza ime”, ka shkruar Afërdita.

Dedikimi i saj është pritur me shumë komentime pozitive, ku miq, familjarë dhe ndjekës kanë uruar Arbën për ditëlindjen dhe kanë vlerësuar marrëdhënien nënë–bijë./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...