Krasniqi i LVV-së shpjegon pse nuk mund të certifikohet Lista Serbe

PUBLIKUAR

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi i është përgjigjur zërave se nuk ka bazë ligjore që Lista Serbe mos të certifikohet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të 2025-ës.

“Keqleximi i kompetencave të KQZ nga disa : një parti mundet me organizu akte terroriste e me cenu rendin kushtetues ama KQZ duhet me e çertifiku, por nëse si parti ke harru me pagu borxhin prej 200 eurosh rrezikon mos me marr pjesë në zgjedhje, sepse KQZ nuk të çertifikon. Por, neni 14, i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme shkruan qartë në pikën 1 .1:  Ndalohet regjistrimi i një partie kur është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, parandalimin e çrregullimeve, dhunës dhe krimit, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”, ka shkruar Krasniqi.

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...