Në Lipjan qëndruan përfaqësuesit e hekurudhave të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të enjen ka pritur, Kryeshefin e Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaqi i shoqëruar me bashkëpunëtor.
Temë diskutimi ishte rehabilitimi i tërsishëm i hekurudhës Fushë –Kosovë Hani Elezit e që përshkon edhe në qytetin e Lipjanit.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë kanë paraqitur gjendjen faktike të hekurudhës që kalon në qytetin e Lipjanit, duke kërkuar nga të pranishmit që gjatë hartimit të projektit për rehabilitimin e hekurudhave të parashihet futja e hekurudhës nën tokë e cila do të ndikonte në sigrurimin e banorëve lipjanas, me çrast do të eleminonte zhurmen e trenave dhe do të lehtësonte trafikun në qytetin e Lipjanit, njofton Komuna.
Kryetari Ahmeti, në të njejtën kohë ka kërkuar nga të pranishmit që të rehabilitohet rruga që kalojnë binarët në rrugën afër lagjës së Akllapit po ashtu terminali i mallrave nga qyteti të çvendoset në fshatin Rubofc e që është e një mundësi e mire pasi që ka vetëm një km nga nyja kryesore e autostrades Prishtinë- Hani Elezit e që shumë shpejt do e lidhë edhe Anamoraven, të vendosen shenjat në vendëkalimet e hekurudhave, të bëhet nivelizimi i binarëve dhe kërkes shumë urgjente është tek lagjja afër stacionit të trenit në Lipjan të ndërtohet një nënkalim.
Ndërsa nga ana tjetër Kryeshefi i Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaqi, gjatë këtij takim ka premtuar Kryetarin Ahmeti, se në kuadër të projektit për rehabilitimin e hekurudhave të Kosovës e që po financohet nga BERZH do të futen edhe kërkesat më kryesore të Komunës së Lipjanit.
Ndërsa në fund të këtij takimi të dyja palët kanë vendosur që të formojnë grupet e diskutimeve të mëtutjeshme për përgaditjen e dokumentacionit të nevojshëm planifikues dhe gjeodezik për shyqrtim dhe planifikim.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...