Marget feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i Geasyt për vajzën

PUBLIKUAR

Reperi i njohur Getoar Selimi ka prekur zemrat e ndjekësve me një urim shumë të ndjerë për ditëlindjen e vajzës së tij, Marget, e cila sot feston 4-vjetorin.

Në një postim në Instagram, i shoqëruar me një foto të ëmbël të vogëlushes, Geti i është drejtuar asaj me fjalë plot dashuri, mirënjohje dhe krenari prej babai.

“Sa shpejt kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, ti më bëre baba me plot kuptimin e fjalës, fati e gjithë jeta do të mburohem me ty, Marget!”, shkruan ai, duke e lidhur rritjen e saj me ndryshimin më të madh në jetën e tij.

Reperi tregon se Marget është bërë forca dhe inspirimi i tij i përditshëm:
“Ti më jep forcë e frymëzim për çdo gjë. Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë, për shkak të emocioneve, sepse më duket sikur nuk do t’ia dal kurrë ta shpreh atë dashuri të thellë që kam për ty.”

Urimin e tij, Geti e mbyll me një bekim të sinqertë për jetën e vogëlushes:
“Gëzuar ditëlindjen, jeta babës. Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa fund!”

View this post on Instagram

A post shared by Getoar Selimi (@ghettogeasy)

 

SHIKO MË SHUMË

A ka Labi i BBVK një fëmijë jashtëmartesor? – Flet gruaja e tij (VIDEO)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big...

Mahmuti kërkon nga komuna e Tetovës krijimin e një festivali që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, ka bërë një kërkesë publike për komunën...

Dramë pas drame, Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Dyshja e njohur Edi dhe Dolce, kanë disa ditë që janë larg njëri-tjetrit. Kjo...