Icardi mund të kthehet kundër Romës

PUBLIKUAR

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi raportohet se mund të shërohet në kohë dhe ti bashkëngjitet skuadrës për derbin kundër Romës.

Sulmuesi kishte pësuar një lëndim në ligamentet e gjurit kundër Bolognas gjatë fundjavës së kaluar dhe ekzaminimet e para mjekësore thoshin se argjentinasi do ta humb ndeshjen me romakët.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se reprezentuesi argjentinas ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm dhe ka filluar stërvitet intensivisht, transmeton Telegrafi.

Klubi do të monitorojë me kujdes gjendjen e Icardit dhe nuk do të rrezikohet nëse nuk riaftësohet plotësiht, por të paktën shpresohet se do të mund të marrë një vend në stolin e Stadio Olimpicos.

Ndeshja e së shtunës është vendimtare për Interin, pasi humbja do ta largoj nëntë pikë larg vendit të tretë ku gjenden Giallorossët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...