Mbahet dëgjimi i parë publik lidhur me projeksionet buxhetore për periudhën 2015-2017

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

10589516_10203852326885952_326079798_n

 

Në Shkollën e Fillore “  Zenel Hajdini” në Gadime, dhe në Shkollën Fillore “ Hasan Prishtina” Llugaxhi, sot është mbajtur dëgjimi i parë publik për planifikimin e buxhetit  lidhur me projeksionet buxhetore për periudhën afatmesme 2015–2017.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Irmri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë të tij, sot ka mbajtur dëgjimin e parë publik, mbi kornizën afatmesme buxhetore, qarkorja e parë për vitin 2015-2017.

Kryetari Ahmeti, në bashkëbisedim me banorët e Gadimes tha se, pavarësisht borxheve të mëdha që ka trashëguar Komuna e Lipjanit, po bëhet përpjeke e vazhdueshme për realizimin e projekteve më me prioritet, më me nevojë për banorët e Gadimes.
Ai në këtë rast, ka përmendur projektet të cilat kanë nisur dhe ato që janë në procedim e sipër për banorët e Gadimes së Epërme dhe të Ulët dhe fshatrave të tjera përreth si: ndërtimi i shtratit të lumit, grant i fituar nga Komisioni Evropian, asfaltimi i rrugëve dhe i rrugicave, trotuareve, kanalizimeve etj.
Ahmeti,po ashtu krejt në fund i ka njoftuar të  pranishmit se nga 1 shtatori, nxënësit e Gadimeve do ta kenë një autobus ku gjitha shpenzimet do t’i paguajë Komuna, dhe nxënësve do t’iu mundësohet qarkullimi i lirshëm në shkollat e tyre përkatëse.

Ndërsa banorët e fshatit kanë falënderuar kryetarin Ahmeti, për projektet e finalizuara, dhe transparencën e treguar  përgjatë diskutimit me ta.

Kreu komunal, po ashtu në dëgjimin e parë publik  me banorët e fshatit Llugaxhi, ka thënë se Komuna e Lipjanit, ka arritur marrëveshje financimi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ( MAPL), në vlerë të 50.000 eurove, për rregullimin e infrastrukturës rrugore për fshatin Llugaxhi.
Ahmeti po ashtu e ka përmendur edhe palestrën sportive e cila është mbetur në gjysmë, në këtë rast ai ka thënë se, po provohet gjetja e një mundësie, burimi-financiar që palestra të finalizohet sa më shpejt.

 Ahmeti po ashtu ka thënë se rishikimi i buxhetit do t’i mundësoi Komunës së Lipjanit, që në gjashtëmujorin e ardhshëm t’i realizoi projektet e futura më me nevojë, më me prioritet, më me urgjencë për banorët e Komunës së Lipjanit./KKlipjan/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...