‘Sot kalova një sfidë tjetër’, Anisa shfaqet nga spitali

PUBLIKUAR

Këngëtarja dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë një moment të vështirë shëndetësor me ndjekësit e saj.

Në një postim në Instagram, Anisa ka treguar se ka kaluar një tjetër sfidë pas ditësh të mbushura me angazhime dhe stres.

“Ju e dini që çdo detaj të jetës time e ndaj me ju. Pas gjithë angazhimeve të punës së madhe edhe stresit, sot kalova një sfidë tjetër! Faleminderit Zot”, ka shkruar ajo.

Javën e kaluar këngëtarja kishte qenë e ftohur gjatë xhirimeve të videoklipit të ri, por duket se kësaj here bëhet fjalë për një situatë tjetër që e ka detyruar të kërkojë kujdes mjekësor.

 

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...