I vdiq djali i posalindur, reperi shqiptar bën reagimin prekës: Allahu i sprovon ata që i do…

PUBLIKUAR

Në gusht të këtij viti, reperit shqiptar, Marin i ndërroi jetë djali i posalindur.

Ditën e sotme, në rrjetet sociale ai ka bërë një reagim tejet të ndjerë lidhur me këtë ngjarje të trishtë, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj humbjeje të madhe, reperi ka gjetur mbështetjen tek Zoti, ku ka thënë se Allahu i sprovon ata që ai i do.

”Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe madhështor, prandaj përballoje këtë sprovë me durim dhe lavdërim. Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka që tashmë ke, dhe falënderimi i qoftë Allahut për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme. Abu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kur fëmija i një robi të Allahut vdes, Allahu u thotë engjëjve: A e morët shpirtin e fëmijës së robit Tim? Ata thonë: Po. Allahu thotë: A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Allahu pyet: Çfarë tha robi Im? Ata thonë: Ai të lavdëroi dhe tha: ‘Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.’ Atëherë Allahu thotë: Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe quajeni ‘Shtëpia e Lavdërimit’.” ka shkruar ai. /IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...