“Kur e do dikë, nuk e rrah”, Xhuli Nura reagon ashpër ndaj Feros pas intervistës së tij

PUBLIKUAR

Pas daljes së intervistës së reperit Fero në emisionin e Arbanës Osmanit, rrjetet sociale janë përfshirë nga komente dhe reagime të shumta.

Në bisedën e tij të gjatë me moderatoren, Fero foli për herë të parë pas një periudhe të gjatë heshtjeje, duke trajtuar jetën personale, ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli dhe akuzat për dhunë.

“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin”, tha ai ndër të tjera, deklaratë që menjëherë ndezi debat në rrjet.

Pak pas publikimit të intervistës, Juliana Nura reagoi ashpër nëpërmjet një postimi në Instastory, ku shprehu zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave.

Ajo ndau një pjesë nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të forta: “Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar! E krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan apo femrën tuaj”.

Postimi i Julianës u përhap me shpejtësi në rrjete sociale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...