Haradinaj e quan goditje të egër të pushtetit dëbimin e Boiken Abazit

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “goditje të egër të një pushteti të egër” dëbimin e Boiken Abazit nga Kosova në Shqipëri.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai po ashtu e ka quajtur dëbimin e Abazit si “kulm të absurdit të shtetit ligjor”.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në rrjetin social:

“E përjetuam edhe një goditje të egër të një pushteti të egër! Deportimin e një shtetasi shqiptar,(Bojken Abazi) nga Prishtina në Tiranë! Ai është përzënë nga Kosova, në kohën kur në këtë vend, me leje e pa leje, hyjnë e dalin dreqi e i biri! Ky është kulmi i absurdit të shtetit ligjor!

R H”

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...