Ahmeti për depërtimin e Abazit: Nuk e kanë gjatë, e ne prapë do të jemi bashkë

PUBLIKUAR

Deportimi i Boiken Abazi dhe ndalesa dyvjeçare që i është bërë atij sot, për të parim e Prishtinës është akt i pakuptimtë që ka mundur ta bëjë dikur vetëm Serbia.

“Deportimi i Boiken Abazi dhe ndalesa dyvjeçare i vendosin gjërat në kontekst.

Po të bëhej ky deportim nga ana e Serbisë në vitet e ’90-ta do të kishte shpjegim logjik për shkak të qëndrimit fashist të regjimit serb ndaj të gjithë atyre që mbronin çështjen shqiptare.

Të deportohet sot nga regjimi i Kosovës për shkak se ka mbrojtur sovranitetin e Kosovës, të bën të mendosh për interesat e këtij regjimi. Nuk po i ngjes emra e mbiemra këtij vendim, sepse atë secili nga ju mund ta bëni.

Por, që nuk e kanë gjatë, nuk e kanë, e ne prapë do të jemi bashkë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...

Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe Qeverisë, kërkojnë votimin edhe në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për...

Gucati: Projektligji për Specialen besoj që do të kalojë edhe në lexim të dytë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se...