Vesa Vllasaliu shijon jetën luksoze në krahët e Mirlind Dakut

PUBLIKUAR

Moderatorja dhe influencuesja e njohur Vesa Vllasaliu vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut me postimet e saj, sidomos ato që lidhen me romancën e saj me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku.

Së fundmi, Vesa ka ndarë në rrjete sociale një foto nga një darkë romantike në një prej restoranteve më luksoze.

Edhe pse nuk e ka zbuluar tërësisht praninë e Dakut në imazh, një detaj i vogël e ka tradhtuar momentin, duke i lënë të gjithë të kuptojnë se bëhej fjalë për futbollistin e njohur.

Postimi ka ndezur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët prej kohësh ndjekin me kuriozitet historinë e çiftit.

Duket se Vesa dhe Mirlindi po jetojnë një periudhë të lumtur, të mbushur me stil, dashuri dhe udhëtime luksoze, duke e ndarë me fansat një pjesë të kësaj jete glamuroze. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Egli Tako shfaqet në veshje tradicionale në fotografitë e fundit

Egli Tako ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri...

“Ai Gjesti që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhimbte zemra”, Xheneta mes lotësh flet për Gjestin pas humbjes së...

Në promon e episodit të ardhshëm të emisionit “S’e luan topi”, është publikuar një...

Luana Vjollca i bashkohet protestës në Tiranë

Luana Vjollca ka qenë në mesin e mijërave shqiptarëve, që sot në qendër të...