Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit.
Nga po aq vendvotime, bazuar në të dhënat e KQZ-së, 1668 janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale.
Pra, deri më tani, nga 5142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3357 kuti, sipas Komisionit.
Deri më tani (e enjte, ora 16:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 17 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash (e enjte).
“Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete kryesore: Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale; Numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, thuhet tutje në njoftim.


