Isa Mustafa dyshon në punën e Murat Mehës! (Video)

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës saktësisht Isa Mustafa, ka nisur të dyshoi në punën që ka bërë Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi në krye me Murat Mehën.

Burime të sigurta të RTV Dukagjinit kanë shpjeguar në detaje se si shefi i Qeverisë përmes njerëzve të tij të afërt në Qeveri ka filluar të konsultoi ekspertë të fushës së gjeografisë për të parë se cilat kanë qenë lëshimet që ka bërë Murat Meha, ku opozita por edhe ekspertët kanë hedhur dyshime se afër 9 mijë hektar iu falën shteti fqinjë.

Eksperti i gjeografisë profesor Florim Isufi në INFO BOX të RTV Dukagjinit ka konfirmuar takimet me zëvendës kryeministrin Kujtim Shala, ku ky i fundit ka kërkuar mendime dhe vlerësime nga ekspertët vendor se çfarë realisht ka ndodhur me shënjimin e vijës kufitare.

Isufi ka dhënë detaje interesant dhe për herë të parë se ku saktësisht gaboi komisioni shtetëror.

Ky ekspert i gjeografisë ka thënë se hartat, materialet dhe gjithçka që posedojnë ai dhe ekspertë të tjerë të kësaj fushe, nuk i ka pasur komisioni shtetërorë, pavarësisht se të gjitha këto ia kishin ofruar një zyrtari shumë të lartë të qeverisë së Kosovës.

Shqetësuese për Isufin është fakti se përveç 8 mijë e 990 hektar që i janë falur Malit të ZI, të gjitha burimet e ujti të lumëbardhit, me kufirin aktual do të mbesin në shtetin fqinj.

Komisionin ndërkombëtar i formuar nga presidentja e vendit, e ka quajtur jo profesional përveç një anëtari nga Gjermania i cili sipas Isufit është ekspert i kësaj fushe, përderisa dy të tjetër, ka vlerësuar se nuk ka lidhje me këtë proces.

Aliu për herë të parë ka folur edhe për mundësinë e demarkacionit me Serbinë, ku aktualisht sipas tij mbi 380 hektar i janë falur Serbisë vetën në pjesën e Zvecanit.

Profesori hartografis Florim Isufi ka thënë se me shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Kosova ka humbur 82 kilometra katrorë dhe në rast se vendoset përfundimisht kështu, atëherë kosovarët duhet të ndërrojnë edhe librat e gjeografisë.

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...