Kosova do të themelojë Fondin për Industrinë e Filmit

PUBLIKUAR

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, kanë zhvilluar sot një takim me ministrin e Financave, Avdullah Hotin, me të cilin kanë biseduar për realizimin e një fondi shtesë për QKK-në, në vlerë prej 250 mijë eurove, me çka buxheti i QKK-së nga 750 rritet mijë në 1 milion euro dhe do të jetë në funksion të subvencionimit të projekteve filmike për vitin 2016.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua për themelimin e një Fondi për Industrinë e Filmit dhe Lehtësirat Financiare, nëpërmjet të cilit fond, Kosova synon të futet në tregun ndërkombëtar të filmit në vitin 2017.

Ministri Shala dhe ai Hoti u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë për realizmin e këtij fondi, i cili ka për synim që të përfitojë vëmendjen e kinematografisë botërore. Nëpërmjet këtij fondi, Kosova do të garanton lehtësira financiare për produksionet e huaja filmike, të cilat do vijnë në Kosovë për realizimin e projekteve filmike.

Ky fond Kosovës do t’i sjellë përfitime të mëdha financiare, por edhe do të ndikojë dukshëm në njohjen e vlerave turistike dhe njëkohësisht do ta promovojë kulturën e Kosovës.

Ministrat Shala dhe ai i Financave Hoti u shprehën se është jashtëzakonisht e rëndësishëm që të gjenden mundësi për promovimin e kulturës së Kosovës dhe në këtë aspekt, kinematografia e Kosovës ka arritur suksese të dukshme.

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...