KQZ njofton se deri më 7 tetor është afati për akreditim të mediave për zgjedhjet lokale

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

 

 

 

Afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor 2025.

Më posht e gjeni se sib ëhet aplikimi për akreditimin.

Si bëhet aplikimi për akreditim?

 

 

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i medias duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

Hapi i dytë: Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast të miratimit, ZRCKFSP do të dërgojë përmes e-mailit kredencialet për qasjen në platformën online, të cilat i mundësojnë përfaqësuesit të autorizuar që të plotësojë edhe të dhënat për personat e medias që kërkohen të akreditohen.

Në platformën elektronike online https://apliko.kqz-ks.org është ngarkuar video që shpjegon të gjithë hapat e aplikimit.

Informacione shtesë:

Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontaktoni Zyrën përmes e-mailit në adresën: [email protected], apo përmes telefonit në numrin +383 38 200 81 010. Zyra është e qasshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kenë të drejtë të vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, si dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Verifikimi i votave përfundon në 17 komuna të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 të ditës së...

Zgjedhjet lokale, KQZ: Nga 5142 kuti votimi, janë procesuar 3357

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit.     Sipas informacioneve...

Këto janë rezultatet për Asamblenë Komunale në në Lipjan

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha kutive të vendvotimeve për asamble komunale...