Arrestohet edhe Boiken Abazi nga Vetëvendosja

PUBLIKUAR

Sot, rreth orës 13:30, tre policë civilë kanë arrestuar Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazin.

Boiken Abazi është arrestuar në një lokal, afër zyrave të Lëvizjes.

“Edhe ky arrestim është bërë prej njerëzve pa uniformë, pa treguar fletarrest apo ndonjë urdhër zyrtar, edhe pse Boiken Abazi ka kërkuar të shohë ndonjë dokument prej policëve”, thuhet në njoftim.

“Këto arrestime të cilat më shumë i ngjajnë kidnapimeve janë pjesë e një fushate të koordinuar të pushtetit për të mbjellë terror e frikë në popull, e sidomos tek mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe për të ndalur aktivitetin e subjektit më të madh opozitar. Policia është kthyer tërësisht në mjet të regjimit. Policët po zbatojnë urdhra të padrejta, e sot nuk janë më shërbëtorë të ligjit, por shërbëtorë të forcës. Për sa kohë kriminelët janë në pushtet, burgjet do të mbushen me të pafajshëm. Por ne jemi më shumë se burgjet e tyre, ideali ynë është më i fortë se poshtërsitë e tyre. Kërkojmë liri për aktivistët, kërkojmë largimin e kësaj qeverie diktatoriale antishqiptare”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe Qeverisë, kërkojnë votimin edhe në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për...

Gucati: Projektligji për Specialen besoj që do të kalojë edhe në lexim të dytë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se...

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...