Kërkesa e Arta Bajramit për fëmijet me autizëm: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Osmani e as nga Kurti

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka nisur muajin e kaluar në një letër të hapur drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti, ku shpreh zhgënjimin dhe revoltën e saj për mungesën e përkujdesjes institucionale ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

IndeksOnline ka kontaktuar këngëtaren, për të pyetur nëse ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me kërkesën e saj.

Bajrami ka thënë se nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesën e saj.

“Deri sot nuk kemi marrë përgjigje nga presidentja dhe kryeministri lidhur me kërkesat tona të bëra publike. Ne mbetemi të hapur për dialog dhe bashkëpunim institucional”, ka thënë Bajrami për IndeksOnlinen.

Tutje, Bajrami ka thënë se nëse pas formimit të qeverisë nuk do të ketë hapa konkret, atëherë do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.

“Por, nëse pas përfundimit të proceseve aktuale politike nuk do të ketë një hap konkret nga ana e institucioneve, atëherë do të shqyrtojmë hapat e ardhshëm demokratikë dhe qytetarë, për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve tanë. Kjo nuk është një çështje politike, por një urgjencë njerëzore. Ne nuk do të ndalemi derisa të sigurojmë të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve tanë”, ka shtuar ajo.

“Ne si komunitet i familjeve dhe aktivistëve për personat neurodivergjent – autizëm e kuptojmë se vendi ynë po kalon nëpër procese të rëndësishme demokratike si konstituimi i kuvendit dhe zgjedhjet lokale. Megjithatë, dëshirojmë të theksojmë se përballja jonë e përditshme me mungesën e mbështetjes institucionale nuk mund të shtyhet pafund”, vlerësoi Bajrami.

Vlen të përmendim faktin e Bajrami është nënë e dy fëmijëve me autizëm./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...