Robert Berisha ndan një foto të rrallë me Sinan Vllasaliun: Kujtim nga viti 1997

PUBLIKUAR

Robert Berisha ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një kujtim të veçantë nga fillimet e karrierës së tij muzikore.

Në një postim në rrjete sociale, ai publikoi një fotografi të vitit 1997, ku shfaqet krah këngëtarit të njohur Sinan Vllasaliu.

Kjo foto, e realizuar 28 vite më parë, rikthen në vëmendje bashkëpunimet e hershme mes dy artistëve, të cilët për një periudhë të gjatë ndanë skenën dhe rrugët profesionale.

Ata ishin të pranishëm në shumë mbrëmje muzikore dhe projekte të përbashkëta, duke krijuar kujtime që sot kanë mbetur të paharruara si për ta, ashtu edhe për publikun.

Megjithatë, prej disa vitesh, të dy kanë zgjedhur të operojnë si solo artistë, duke ndërtuar karriera të ndara.

Vllasaliu është një nga emrat më të njohur të muzikës popullore dhe moderne shqiptare, me një repertor të pasur që vazhdon të mbetet aktual edhe sot.

Ndërsa Berisha ka vijuar të forcojë profilin e tij si muzikant, producent dhe këngëtar i pavarur, duke ndërtuar stilin e vet artistik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...