Muaj larg vëmendjes publike, DJ Geek prezanton të dashurën e re

PUBLIKUAR

Pas një periudhe relative qetësie nga jeta publike, DJ Geek, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave.

Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen, por ajo që ra më shumë në sy nuk ishin urimet e pafundme, por një foto e ndarë në rrjetet sociale ku shihej i përqafuar me një vajzë misterioze – një shenjë e qartë se ka një të dashur të re.

Identiteti i vajzës mbetet i panjohur për publikun, duke rritur kuriozitetin e ndjekësve.

 DJ Geek me të dashurën e reFoto: Instagram

DJ Geek duket se ka zgjedhur të festojë ditëlindjen në një mënyrë intime, pranë personit që i ka fituar zemrën, duke treguar se ndjenjat e tij personale tani kanë përparësi mbi çdo festë të madhe.

Fansat e kujtojnë DJ Geek-in edhe për lidhjen e tij të mëparshme me Dafina Zeqirin, por tani duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.

Fotoja e fundit sugjeron se artisti po shijon një lidhje të re dhe është gati të ndajë momente të veçanta nga jeta private me ndjekësit.

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...