Bashkëshorti i bën dedikimin prekës Linda Imamit: Të përcolla drejt përjetësisë, të kam dashur shumë dhe do të të dua gjithmonë

PUBLIKUAR

Autorja e emisioneve “Qejfi më i madh se Stambolli”, Linda Imami, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (e diel) në moshën 49-vjeçare.

Prezantuesja nga Peja ka qenë duke jetuar në Turqi, ku edhe ka ndërtuar karrierën profesionale.

E ndjera ishte e martuar me Ata Arikfidan, me të cilin ka pasur një djalë dhe një vajzë.

 

I njëjti i ka bërë një dedikim emocional në rrjete sociale, që më pas u shpërnda në Instagramin e Lindës.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Gruaja ime e dashur, sot të përcolla drejt përjetësisë…

Vitet më të bukura të jetës sime i jetova me ty,

Më dhurove dy fëmijë të mrekullueshëm.

Do të vazhdojmë gjithmonë me energjinë tënde. Rri e qetë, zemra jote është në duar të sigurta.

Buzëqeshja jote, zëri yt, gëzimi yt ajo energji e jetës që ndriçonte rrethinën tonë dhe mbi të gjitha prania jote…janë ende brenda meje.

Miqësitë që krijove dhe vlerat që solle në jetën tonë, na kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.

Fli e qetë, Linda ime.

Të kam dashur shumë dhe do të të dua gjithmonë.

Ata”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...