Edhe Nita Latifi reagon për videon e Egli Takos duke performuar “Mora Fjalë”: Të brendshmet jemi mësuar t’i shohim, ama përse nuk po këndon

PUBLIKUAR

Këngëtarja Egli Tako ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit, por jo për arsye të mira.

Gjatë një koncerti, ajo interpretoi këngën ikonike patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, një këngë me simbolikë të thellë kombëtare dhe emocione të forta për publikun shqiptar.

Por më shumë se sa zëri apo interpretimi, ajo që ra në sy ishte paraqitja e saj skenike. Egli u shfaq me një veshje të shkurtër dhe provokuese, që shumë e konsideruan të papërshtatshme për një këngë të tillë me përmbajtje patriotike.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo solli reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku shprehu pakënaqësinë dhe zhgënjimin.

Ndër ata që reaguan publikisht ishte edhe këngëtarja Nita Latifi, e cila nuk i kurseu komentet kritike.

Ajo shkroi:“Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën”.

Komentet e saj vënë në pah dy problematika që shumë prej ndjekësve i kanë theksuar: mungesën e autenticitetit në interpretim dhe mosrespektimin e karakterit solemn të këngës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...