Edhe AKR pritet t’i bashkëngjitet koalicionit VV-AAK në Prishtinë

PUBLIKUAR

Pas mbështetjes pa kushte për kryetarin Shpend Ahmeti dhe Lëvizjen Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u shpërblye më marrjen e një drejtorie në komunën e Prishtinës.

Por, shumë shpejt pritet që pjesë e koalicionit qeverisës në këtë komunë të jetë edhe Aleanca Kosova e Re (AKR).

Telegrafi mëson se edhe partia e Pacollit pritet të shpërblehet më një drejtori, njëjtë sikurse AAK-ja.

Pavarësisht zgjerimit të koalicionit nga ana e VV-së, prapë nuk do ta ketë shumicën në asamblenë komunale.

Numrin më të madh të asamblistëve në komunën e Prishtinës, e ka Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjithsej 18 asamblistë.

Pastaj radhitet Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila numëron 10 asamblistë, duke vazhduar më pas më Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila i ka 8 asamblistë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), kanë nga katër asamblistë, duke vazhduar më Partinë e Drejtësisë (PD), e cila i numëron 2 asamblistë, derisa Lëvizja për Bashkim (LB), Partia e Fortë (PF), partia turke – KDTP, Lista Srbska, e kanë vetëm nga një ulëse në asamblenë komunale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe Qeverisë, kërkojnë votimin edhe në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për...

Gucati: Projektligji për Specialen besoj që do të kalojë edhe në lexim të dytë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se...

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...