KMDLNj: Të dyshuarit për sulm ndaj kryeministrit nuk i është treguar fletarresti

PUBLIKUAR

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se ishte arrestuar personi i cili dyshohet se e sulmoi shtëpinë e Kryeministrit të Kosovës.

K. A. pohoi se ai ishte arrestuar të hënën më 14.03.2016, rreth orës 21:00h, në një nga kafiteritë e Prishtinës.

“Edhe pse nuk i ishte treguar fletëarresti ai nuk kishte bërë rezistencë ndaj 7 policëve të cilët po e arrestonin. Ai , për rreth dy orë është marrë në pyetje dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.  Ai na pohoi se ndaj tij është ngritur akuzë për armëmbajtje pa leje. Në Qendër ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria.

KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate.

“KMDLNj shpreh shqetësimin që gjatë arrestimit , të arrestuarit nuk i tregohet fletarresti dhe këtë e konsideron si shkelje të ligjit dhe shkelje e të drejtave të personave të privuar nga liria. KMDLNj u bënë thirrje prokurorisë dhe policisë të mos e bëjnë arrestimin pa një fletarrest i cili do t’i tregohej të arrestuarit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...