Veseli takoi një grup deputetësh gjermanë të CDU-së

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Grupin parlamentar për Evropën juglindore të Bundestagut gjerman, i kryesuar nga Peter Weiss, i cili vjen nga radhët e CDU-së.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimin bilateral në mes dy parlamenteve. Një fokus i veçantë gjatë takimit iu kushtua zhvillimit ekonomik.

Parlamentarët gjermanë u interesuan për mundësitë ekonomike të Kosovës në tërheqjen e investimeve kapitale. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkaq, bëri një ekspoze të gjendjes aktuale ekonomike në Kosovë, mundësitë dhe projektet zhvillimore në fushën e turizmit dhe atë të energjisë.

Në fund të takimit, kryetari Veseli i bëri ftesë Weiss që ai së bashku me grupin parlamentar që e kryeson, të vizitojnë Kosovën.

Konferenca mbi luftën kundër antisemitizmit, në të cilën po merr pjesë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, i përmbyll sot punimet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...