“Pastro mustaqet”, përgjigja epike e Sara Hoxhës ndaj ndjekësit

PUBLIKUAR

Një koment interesant i është bërë së fundmi blogeres Sara Hoxha në rrjete sociale.

Një ndjekës i ka shkruar: “Je një yll, po pastro mustaqet”, duke i lënë të kuptohet se në ndonjë foto të publikuar së fundmi, ajo kishte një hije të errët mbi buzë, që disa mund ta kenë interpretuar si ‘mustaqe’.

Por Sara, e njohur për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh me humor në komunikim, nuk ka hezituar të japë një përgjigje.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo sqaroi situatën me qetësi duke shkruar: “Të ishin mustaqe, por janë njolla që më janë bërë nga dielli”.

Hoxha vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në rrjet, dhe me këtë reagim tregoi edhe një herë që di si të përballojë me klasë çdo situatë.

Bukuroshja kohëve të fundit u komentua për një romancë të re me një biznesmen nga Shqipëria të quajtur, Erik Fullani.

E njëjta në ndërkohë ka një vajzë me ish-partnerin e saj, reperin Ledri Vula. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...