Ana Ejupi viktimë e vjedhjes gjatë pushimeve në Vlorë

PUBLIKUAR

Një incident i pakëndshëm i ka prishur atmosferën e pushimeve verore ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi.

Gjatë vizitës së saj në qytetin bregdetar të Vlorës, Ana është përballur me një vjedhje, ku – sipas saj – i janë marrë dy prej çantave të saj më të dashura, si dhe çanta e kozmetikës që përmbante të gjitha produktet e saj të make-up-it.

Përmes një postimi në Instagram, Ana ka ndarë këtë përjetim me ndjekësit e saj, duke shkruar: “Vajza! Këtë pushim m’i kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kam pasur”.

Foto: Ana Ejupi/Instagram

Në të njëjtën kohë, ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekëseve për të gjetur faqe në Kosovë që shesin produkte të kozmetikës origjinale, për të zëvendësuar ato që ka humbur.

Ana dhe partneri i saj, Kevin, po shijonin disa ditë të relaksuara në bregdetin shqiptar, mirëpo ky incident ua ka trazuar disi pushimet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...