“Duhet me na i la këmbët dhe me pi ujin”, debat i ashpër mes konkurrenteve në emisionin Supernova

PUBLIKUAR

Dy konkurrentet e spektaklit Supernova, Nina dhe Brikena, u përfshinë mbrëmë në një debat të ashpër gjatë prime-it.

Ndërsa diskutohej gjerësisht për veprimin e Ninës ndaj Edonës, që ishte një nga pikat më të diskutueshme të spektaklit, edhe Brikena mori fjalën për të ndarë mendimin e saj rreth situatës.

Brikena tha se nuk ka nevojë të ndërhyjë në situatat e Ninës për të marrë vëmendje, pasi, siç theksoi ajo, vëmendjen e merr vetë.

“Në qoftë se ne nuk ta kishim jep vëmendjen ty, me folë edhe me tregu që ke pak gojë me folë, ty prej këtu sikurse pensionistët [që dalin e marrin pensionin] e i qesin jashtë, ashtu edhe ty të kishin qit jashtë. Kështu që vazhdo”, i thoshte Brikena, Ninës.

Por, ajo nuk u ndal këtu, në një moment ajo u shpreh po ashtu me një ton pezhorativ.

“Duhesh me na i la këmbët, e me na i pi ujin që na të kemi jep vëmendje ty, me folë edhe me hapë pak gojën, me tregu pak veten. Ti nuk e ki ashtin e modeles, ti nuk je për modele zemër”, vazhdoi ajo tutje.

Nina më pas nuk qëndroi indiferente ndaj saj, duke iu kundërpërgjigjur.

“Unë nuk jam si ti e bërë nga koka tek këmbët, silikon i gjallë”, ia ktheu Nina, Brikenës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...