Dani Alves bëhet pishman!

PUBLIKUAR

Daniel Alves është penduar që kurrë nuk ka luajtur në Ligën Premier.

Por, mbrojtësi aktual i Barcelonës po shpreson që një ditë do të paraqitet në ligën elitare angleze, pasi që është i befasuar me interesimin e njerëzve për futbollin.

“Është ligë e veçantë. Jam penduar që kurrë nuk luajta në Ligën Premier. Unë nuk e di se a do të ndodh, por do të doja që të luaja atje”.

“Më pëlqen mënyra se si britanikët jetojnë për futboll . Kjo është e pabesueshme! Stadiumet plotë dhe e jetojnë çdo moment “, tha Alves.

Reprezentuesi brazilian 32-vjeçar një kohë ishte spekuluar se do të kalojë te skuadra e Manchester Cityt, ndërsa ka kontratë të vlefshme me katalonasit deri në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...