Pse nuk duhet të bëni dush me ujë shumë të nxehtë?

PUBLIKUAR

A ju pëlqen të bëni dush me ujë shumë të nxehtë? Nëse po, mund të jeni duke ndikuar në shëndetin e lëkurës suaj në disa mënyra pa e kuptuar, sipas një mjeku.

Dr. Max Maddahali ndau mendimin e tij në përgjigje të një videoje në TikTok, ku një burrë shpjegonte se nuk mund të bënte dush me bashkëshorten për shkak të ndryshimit të temperaturave që preferojnë. Burri theksoi se bashkëshortja e tij e pëlqen ujin “pak para se të vlojë”, gjë që bëri që Max të jep një paralajmërim: “Nëse po bëni dush me ujë tepër të nxehtë, ky mesazh është për ju”.

Ai vazhdoi: “Ka disa vajra natyralë në lëkurën tuaj që e mbajnë të lagësht, por uji i nxehtë mund t’i heqë plotësisht, ndaj mund të ndodhë tharja e lëkurës.”

Dr. Maddahali shpjegoi gjithashtu se uji shumë i nxehtë mund të zgjerojë enët e gjakut nën lëkurë, gjë që mund të çojë në skuqje dhe irritim. “Gjithashtu, uji i nxehtë mund të dëmtojë flokët,” tha ai. “Pa përmendur faktin që nëse bëni dush për një kohë të gjatë me ujë shumë të nxehtë, mund të bjerë tensioni juaj i gjakut dhe të humbni ndjenjat”.

Ai e mbylli videon e tij duke thënë: “Së fundmi, një dush që është shumë i nxehtë mund ta komprometojë sistemin tuaj imunitar”.

Shumë përdorues e ndanë mendimin se u ka ndodhur t’u bie të fikët pasi janë larë me ujë shumë të nxehtë.

Në mbështetje të këshillave të Dr. Maddahali, ekspertët e Mira Showers këshillojnë se temperatura ideale e dushit për lëkurën është e vakët ose më e freskët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...