Unikkatil me dedikim prekës për vëllanë e ndjerë: Disa plagë nuk shërohen kurrë

PUBLIKUAR

Reperi legjendar i muzikës shqipe, Unikkatil, ka prekur ndjekësit me një postim emocional në rrjetin social Instagram, ku ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj.

Në një postim në InstaStory të publikuar së fundmi, artisti ndau një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me Mentorin, gjersa i ka bërë një dedikim të ndjerë.

“Disa plagë nuk shërohen kurrë”, ka shkruar Unikkatil mbi imazhin, duke e lënë të kuptohet qartë se dhimbja për humbjen e vëllait vazhdon të jetë e pranishme.

Foto: Screenshot/Instagram

Mentor Palokaj u gjet i vdekur më 2 mars në banesën e tij në Prishtinë. Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta tronditi shumëkënd, përfshirë edhe fansat e Unikkatil, të cilët prej vitesh janë mësuar ta ndjekin artistin në çdo hap të karrierës dhe jetës personale.

Unikkatil, i njohur për natyrën e tij të rezervuar dhe për mungesën e ekspozimit publik, ka zgjedhur rrallëherë të flasë për jetën e tij personale.

Por dhimbja për vëllain duket se është më e fortë se çdo kufizim. Ky dedikim është një dëshmi e dashurisë së thellë vëllazërore dhe e një plage që, siç thotë edhe vetë ai, nuk shërohet kurrë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...