Tetë vjet nga tragjedia e Gërdecit

PUBLIKUAR

Sot behën tetë vjet nga tragjedia e Gërdecit. Shpërthimi që tronditi fshatin e Tiranës, la të vdekur 26 persona, e 300 të tjerë u plagosën. Shpërthimi që ndodhi në punishten e demontimit të armëve, dëmtoi edhe qindra banesa të zonës përreth.

Ditën e shtunë, të 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, shpërthimi i tmerrshëm ndodhi në 12:05 të mesditës.

Nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të mëdha. Disa humbën jetën në çast, e disa të tjerë pasi arritën në spital.

Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë), si ngjarje me prioritet.

Pas shumë seancash, Gjykata e Shkallës së parë tre ditë (më 12 mars) para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, ku asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit, që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gë rdec, u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...