“1500 euro për një gisht”: Enca ironizon me fitimet nga OnlyFans dhe flet për rikthimin në muzikë

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për detaje interesante nga aktiviteti i saj në platformën “OnlyFans”.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Enca foli për projektet e saj të reja muzikore, si dhe për jetën personale dhe mënyrat alternative të të ardhurave.

Ajo konfirmoi edhe njëherë se është mjaft aktive në “OnlyFans”, ku ndan përmbajtje ekskluzive me ndjekësit e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment, moderatorja e emisionit e pyeti nëse ishte e vërtetë që dikush i kishte ofruar 1500 euro për një fotografi të këmbëve.

Enca, e drejtpërdrejtë dhe me humor, u përgjigj: “1500 është vetëm një gisht”, – duke lënë të nënkuptohet se shifrat që qarkullojnë në këtë platformë mund të jenë edhe më të larta për përmbajtje të tjera.

Deklarata e saj, që u prit me të qeshura në studio, nuk kaloi pa u komentuar edhe në rrjete sociale, ku shumë fansa reaguan me habi për shumat e majme që mund të fitohen në këtë platformë.

Ky rikthim i Encas vjen pas një periudhe qetësie në muzikë, ndërsa ajo ka premtuar se së shpejti do të publikojë projekte të reja dhe shumë ritmike, tipike për stilin që e karakterizon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...