Asamblisti i LDK-së e quan të gabuar koalicionin VV –AAK në Prishtinë

PUBLIKUAR

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala, po e quan të gabuar koalicionin ndërmjet Vetëvendosjes dhe AAK-së në Komunën e Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Shala ndonëse e quan të drejtë të Vetëvendosjes që të lidh koalicion me subjekte tjera mbi bazën e një marrëveshje dhe e drejtë e cilitdo subjekt, por sipas tij, ky koalicion në komunë të Prishtinës nuk përbën shumicën në një qeverisje.

“Është e drejtë e VV dhe z. Shpend Ahmeti që të bëjë koalicion me subjekte të tjera mbi bazën e një marrëveshjeje. Dhe është e drejtë e cilitdo subjekt për t’u bërë pjesë e një marrëveshjeje të tillë koalicioni.

Një gjë dihet se koalicioni që nuk përbën shumicën në një qeverisje, është koalicion për ndarjen e përgjegjësisë, jo për suksese, por për dështimet e asaj udhëheqjeje. Bazuar në këtë formulë, u duk shumë e zbehtë dhe joserioze marrëveshja për “ndarjen e përgjegjësive” e VV dhe AAK, që nënkupton “koalicion” pa numra dhe i dështimit, po tani jo me 10, por me 14 anëtarë të Kuvendit.

Një koncept i tillë për qeverisje është i gabuar!”, thekson Shala. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për...

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...