Rasti i policit vardisës rikthehet në Prokurori

PUBLIKUAR

Polici A.Q. dhe kolegu i tij pritet të kthehen edhe një herë në procedurë hetimore, pas hulumtimit të gazetës “Zëri”. Ata, me veprimet e tyre po dyshohet se kanë bërë disa vepra penale, ani se të njëjtat “nuk i ka vërejtur Inspektorati Policor”. Polici u fut pa autorizim të gjyqit në shtëpinë e gruas, iu vardis asaj, fotografoi shtëpinë, kontrolloi bodrumin, i mori gruas numrin e telefonit. Dhe, tek pastaj filloi t’i dërgojë mesazhe dashurie

Rasti i policit, A.Q., i cili pa autorizim kishte hyrë në shtëpinë e H.K. nga Prishtina, duke iu vardisur bashkëshortes së këtij të fundit, pritet të iniciohet edhe një herë nga Prokuroria.

Ymer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se do të shikojë edhe një herë mundësinë e riinicimit të hetimeve lidhur me këtë rast që ka përfunduar vetëm me gjobë disiplinore nga Njësia e Standardeve të Policisë, për shkak të sjelljeve të turpshme të policit.

Por, pas publikimit të rastit në gazetën “Zëri”, Beka ka thënë se në hulumtimin e gazetës janë paraqitur disa elemente që duhet rishqyrtuar.

“Nëse ka elemente të veprës penale, Inspektorati Policor duhet të rifillojë hetimet”, ka thënë kryeprokurori Beka.

Deri tash, në dy shkallë Komisioni i Disiplinës në Polici, siç konfirmon për “Zërin” edhe Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës, ka dënuar policin vetëm për sjellje të turpshme, pasi ai me sjelljet e tij, i ka vënë hije të keqe Policisë së Kosovës.

Shqipdon Fazliu, prokuror, ndërkaq ka thënë se Prokuroria e Shtetit përcjell me vëmendje të gjitha shkrimet hulumtuese dhe në të gjitha rastet ku shihet bazë për fillim të hetimeve apo së paku për grumbullim të informatave, sipas Nenit 83 të KPP-së, atëherë edhe e bën një gjë të tillë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...