Kadriajaj: Kemi siguruar nënshkrimet për ta dërguar ‘bllokadën’ në Kushtetuese, e çojmë të hënën

PUBLIKUAR

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.

“I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses.

I kemi nënshkrimet edhe të LDK-së meqenëse sot është e premte, do të mblidhemi edhe të dielën në seancë për nënshkrime të tjera, qoftë edhe të komuniteteve dhe të PDK-së dhe do të procedojmë.

“E kemi rendin e ditës, i kemi marrë të gjitha transkriptat e seancave plenare. Është e përpiluar kërkesa dhe do të hartohen nga ekspertë të Kushtetutës dhe do të dërgohet në Kushtetuese të hënën”./Express/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...