Policia e Kosovës ka sekuestruar aparate për lojëra fati, substanca narkotike dhe një armë AK47 gjatë një aksioni në Prishtinë

PUBLIKUAR

Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, pasi të njejtit gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë të dyshuar narkotike dhe një armë automatike AK47 me një fishekë.

Poashtu gjatë këtij kontrolli të kryer nga policia në shtëpinë dhe lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 2 aparate për lojëra fatit dhe 1480 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. LipjaniNews

 

 

 

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë /07.05.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar  për shkak se gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë automatike AK47 me një fishek, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu janë sekuestruar edhe 2 aparate për lojëra të fatit dhe 1480 euro para të gatshme. I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...